Një çift në Tiranë është aq i pandashëm sa edhe për dhunën në familje do gjykohen së bashku. Ata janë të dy të moshuar, burri i moshës 79 vjeç dhe gruaja e moshës 71 vjeç dhe u grindën aq shumë me njëri tjetrin për ushqimin sa më pas u goditën me ç’të mundnin ku nuk munguan as flakja e tenxhereve dhe tepsive.
Në dosjen që TCH disponon thuhet se kallëzimi u dorëzua nga e moshuara me inicialet L.S e cila tregon se bashkëshorti mbasi u kthye në banes, ajo e kishte pritur që të drekonin së bashku.
‘Im shoq më kërkoi llogari pse dhe për kë gatuaja kaq shumë ushqim dhe nisi t’më godasë me grushta’ – thotë e moshuara.
Por kur policia ka thirrur 79 vjeçarin- ai akuzoi gruan se kur e pyeti pse gatuante sikur ishin tre persona në shtëpi, ajo nxorri tepsinë dhe e gjuajti. Pas kësaj përshkruan prokurorja e çështjes, të dy u konfliktuan me enët e kuzhinës derisa gruaja mori thikën e kuzhinës dhe e qëlloi mbasi i shoqi flaku gatimin. Të dy ata përveç akuzës së ngritur nga prokurorja Suela Salavaci kanë marrë urdhër mbrojtjeje nga njëri-tjetri.
Por gjykata civile thotë se e gjendur në kushtet kur ka përsëritës po aplikon largimin nga banesa të dhunuarit. Ndërsa dhuna vijon të jetë në rritje , sipas policisë përveç 350 burrave të arrestuar po vërehet që ka një trend tnë rritje të grave që po dhunojnë vjehrrën, motrën apo kunatën.