Erdogan “sulmon” Greqinë: Turqia po strehon rreth 5 milionë refugjatë

Pavarësisht kundërshtimeve, Presidenti turk Erdogan tha se do të hapë portat për refugjatët. Vendimi erdhi menjëherës pas deklaratës së kryeministrit grek Mitsotakis sipas të cilit burimi i emigracionit është Turqia.

“Nuk mund të flitet kështu me një vend që po strehon rreth 5 milionë refugjatë. Të thuash që problemi i refugjatëve e ka burimin në Turqi është mosmirënjohje. Nëse ne do të hapim dyert, nuk e di se çfarë do të bëjë Greqia.

Është Greqia ajo që ka vrarë shumë refugjatë duke i mbytur në det. Këtë e kemi me fakte. Më vjen keq që Mitsotakis dhe lloji i tij po kalojnë pushtet me gënjeshtra. Ngaqë këta nuk janë të drejtë, nuk ka siguri në rajon. Me fjalë Greqia mund të bindë botën, por Turqinë nuk e mashtron dot’, -tha Erdogan.

Në të njëjtën kohë, presidenti turk shprehu zemërimin e tij të fortë për praninë amerikane në Aleksandropolis dhe bazat amerikane në Greqi, duke pohuar ndër të tjera se e gjithë Greqia është kthyer në një bazë amerikane.