Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, e ka pritur në takim deputeten e vetme shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj-Prljaskaj e cila ka qëndruar në Tiranë bashkë me një delegacion.
“I përgëzova për përpjekjet e tyre në forcimin e marrëdhënieve të shkëlqyera, Shqipëri – Kroaci për përfaqësimin dinjitoz të komunitetit të rëndësishëm shqiptar në Kroaci,
kontributi i të cilit si në luftën për pavarësinë e Kroacisë në vitet e fundit mbetet një garanci e fortë e marrëdhënieve të shkëlqyera”, ka shkruar Meta.
“Vizita e tyre në Shqipëri për bashkëpunim mes Durrësit e Rijekës dhe Beratit e Bjellovarit, si dhe për marrëveshje e shkëmbime mes universiteteve kanë plotësisht mbështetjen time”.