Bislimovski: Është ende herët për të folur rreth çmimin të energjisë elektrike

-Është shumë herët që të flitet për çmimin e energjisë elektrike, sepse fillimisht duhet sqaruar se kush dhe sa mund të prodhojë rrymë në vend, në mënyrë që presioni të mos jetë vazhdimisht mbi EEM, konsideron kryetari i Komisionit Rregullativ për Energji (KRRE), Marko Bislimovski.

“EEM duhet të ketë çmim me të cilin do t’i mbulojë shpenzimet e saj dhe në bazë të tij të planifikojë prodhimin e saj, ndërsa “EVN houm” furnizimin. Nëse shpenzimet për kompanitë për furnizimin e energjisë elektrike janë shumë të larta, atëherë KRE do të shqyrtojë mundësinë e zvogëlimit ose heqjes së plotë të fitimeve të kompanive energjetike që i rregullon, me qëllim që të shmangen tronditjet e çmimeve”, tha Bislimovski.

Ai theksoi se metodologjia e KRRE-së për llogaritjen e çmimeve, e cila është e njëjtë si në BE, garanton fitime, ndërsa nëse kompanitë energjetike nuk i përcjellin vendimet e Komisionit, janë vetë përgjegjëse për humbjet.

“Ky është problemi i tyre. Vetë metodologjia parasheh dhënien e fitimit, ai fitim për vitin 2022 mund të hiqet tërësisht ose pjesërisht, për të mos shkaktuar tronditje të çmimeve tek konsumatorët”, shtoi Bislimovski.

Sipas tij, secili furnizues ka strategjinë e tij – disa sigurojnë energji elektrike paraprakisht, disa rrezikojnë dhe presin më vonë me shpresën se çmimi do të jetë më i favorshëm – dhe rregullatori nuk mund të ndërhyjë në vendimin e tyre të biznesit.

“Nga aspekti i sigurisë së furnizimit të energjisë elektrike, asnjë nga konsumatorët nuk ka mbetur pa rrymë, të gjithë janë ndërmarrë nga ana e furnizuesit në moment të fundit”, tha Bislimovski.