-ads3-

Aktori i humorit i “Portokalli”, Gazmend Paja është aksidentuar sot në Tiranë, më konkretisht tek zona e njohur si “Rruga e Kavajës”.

Në momentin e aksidentit, aktori ishte udhëtuar me motomjetin e tij, por është përplasur nga një makinë. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara, duket motori i tij i shtrirë në rrugë, ndërsa aktori shfaqet me kapuç në kokë, por pa helmetë.

Mjeti i tij është shtrirë në rrugë, teksa aktori ka pësuar lëndime të lehta, me vetëm pak gjakderdhje nga hundët, por pa pasoja për jetën. Ndërkohë që qytetarët dhe kalimtarët e rastit e kanë ndihmuar me një shami dhe ujë.

Ende nuk janë të qarta rrethanat e aksidentit.