Zgjedhjet lokale të 17 tetorit do të jenë të monitoruara nga 1045 vëzhgues të vendit dhe nga jashtë. Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, procesi zgjedhor do të monitorohet 714 vëzhgues vendor. Ndërsa janë akredituar 512 vëzhgues nga Asociacioni qytetarë AKSIOS 2017 Shkup, 190 vëzhgues nga Qendra për Liri Civil, si dhe 12 vëzhgues nga Instituti për strategji ekonomike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare Ohër-Shkup. Poashtu janë akredituar edhe 219 vëzhgues ndërkombëtarë dhe 40 përkthyes.
Misioni special për zgjedhjet të OSBE-ODIHR-së ka akredituar 217 vëzhgues, Ambasada amerikane 15, Ambasada e Britanisë 7, Ambasada e Francës dhe Hungarisë nga 6, IFES dhe Ambasada e Shqipërisë nga 5, Ambasada e Rusisë, Holandës dhe Italisë nga 4, Ambasada e Çekis dhe Kroacisë dhe Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnje Hercegovinës nga 3 vëzhgues, Ambasada e Greqisë, Bullgarisë dhe Spanjës nga 2 dhe Ambasada belge 1.
Sipas KSHZ-së akreditimi për monitorimin e këtyre zgjedhjeve ka përfunduar më 6 tetor.
Këto zgjedhje lokale do të jenë të shtatat që nga pavarsia e vendit, por të tretat për zgjedhje të kryetarëve të komunave dhe të listave të këshilltarëve në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. Në garën zgjedhore sipas statistikave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve hyjnë afër 11 000 kandidatë për kryetarë komunash dhe këshilltarë në 80 komuna në vend dhe në Qytetin e Shkupit.
Sipas të dhënave statistikore të KSHZ-së, në garë për postin e të parit të komunës bëjnë pjesë 301 kandidatë, me dominim absolut të gjinisë mashkullore, gjegjësisht vetëm 8.31 % nga kandidatët janë femra. Më shumë kandidatë ka për Shkupin – 12, pastaj vjen Struga dhe Dollneni, me nga 8 kandidatë, ndërsa në dhjetëra komuna ka vetëm nga 2 kandidatë.