Dezinfektimi i duarve, mbajtja e maskës dhe distanca do të jenë të detyrueshme të respektohen si nga ana e votuesve ashtu dhe nga ana e anëtarëve të këshillave zgjedhor komunal. Protokollet për parandalimin e përhapjes së virusit parashohin që votimi të kryhet me një stilograf, dhe i njëjti të dezinfektohet pas përdorimit të secilit votues. Gjatë inspektimit të ekipit të ALSAT në terren, vërejtëm se pjesë e materialeve zgjedhore ishin edhe maskat dhe dezinfektuesit. Mbajtja e dorezave ende nuk dihet nëse është e patjetërsueshme apo jo.
Meqë jemi në kushte pandemie, higjiena dhe mirëmbajtja e shkollave ku janë vendvotimet janë me rëndësi. Çdo votues pas ardhjes do t’i respektojë ata masa klasike preventive, si mbajtjen e distancës, higjiena e duarve para se votimit. Është detyrueshme mbajtja e maskës, distanca prej dy metër. Rekomandimet janë që stilografi të dezinfektohet pas çdo votuese. Maskat kanë arritur në materialin tonë zgjedhor dhe dezinfektuesit. Mendoj se deri nesër do të dorëzohen të gjitha deri në fillim të votimit. Ndërsa sa I përket mbajtjes së dorezave, atë do e vendos KSHZ nëse duhet apo jo”, tha Oliver Bushletiq, kryetar I vendvotimit 2849 – Komuna Qendër.
Sa I përket përdorimit të finger printit, votuesit duhet të dezinfektojnë gishtin para se ta vendosin në pajisjen e detektimit të shenjave të gishtërinjve, ndërkaq aparati nuk do të dezinfektohet për shkaqe të sigurisë së aspekteve teknike.
Aparati nuk guxon të dezinfektohet për shkak që të mos ndodhë ndonjë problem Teknik, dëmtim, sepse ajo do të thotë ndërprerje e procesit të votimit”, pohoi Oliver Bushletiq, kryetar I vendvotimit 2849 – Komuna Qendër.
Si masë tjetër për parandalimin e virusit korona nëpër vendet ku do të votojnë qytetarët kanë qenë edhe dezinfektimi I klasave proces I cili është kryer mbrëmë. Ndërkohë pas përfundimit të procesit të zgjedhor, hapësirat shkollore do të duhet të dezinfektohen nga ana e komunave që procesi mësimor të jetë I sigurte .
KSHZ në bazë të dispozitave të Kodit Zgjedhor, I detyron të gjithë krerët e komunave të organizojnë dezinfektim në të gjitha vendvotimet në objektet për votim. Për këtë detyrim ligjor, KSHZ disa herë periudhës së kaluar në mënyrë të shkruar I ka njoftuar njësitë e pushtetit lokal, me qëllim respektimin e protokolleve shëndetësore për mbajtjen e zgjedhjeve, si dhe mbrojtjes së shëndetit të organeve zgjedhore, votuesve dhe nxënësve”, thonë nga KSHZ.
Komisionet komunale zgjedhore kanë bërë sot përgatitjet finale për mbajtjen e zgjedhjeve lokale të dielën përfshirë këtu edhe zbatimin e protokolleve kundër virusit korona.
Vjollca Aliti