Van Gaal nervozohet me gazetarët: Mos shkruani gjëra të pavërteta!

Trajneri i Holandës, Luis Van Gaal është nervozuar me gazetarët në konferencën e fundit.

Në konferencën e parafundit, Van Gaal kishte deklaruar se Memphis Depay i kishte thënë atij se është i lumtur që ka ardhur përsëri në kombëtare.

Gazetarët pas kësaj fjalie kishin raportuar se Depay nuk është i lumtur në Barcelonë.

Kjo e ka nervozuar Van Gaalin i cili u shprehë se asnjëherë nuk kishte thënë se Depay nuk është i lumtur tek Barcelona.

“Kurrë nuk kam thënë që Memphis nuk është i lumtur tek Barcelona. Unë kam thënë që ai më ka thënë se është i lumtur që ka ardhur përsëri në kombëtare. Pra për të gjithë ju(bën me gisht kah gazetarët) dëgjoni me vëmnedje. Unë kurrë nuk e kam thënë atë. Pra, mos shkruani në gazetat tuaja se ai nuk është i lumtur tek Barcelona”, u shpreh Van Gaal.