Mediat e huaja kanë publikuar pamje të ushtarëve të Koresë së Veriut, teksa tregojnë të gjithë potencialin dhe forcën e tyre.
Ata shihen duke thyer tulla me duar, pa ndihmën e ndonjë pajisje.
Performanca e ushtarëve u shfaq në një panair të mbrojtjes në Pjongiang dhe u përcoll nga zyrtarët e
lartë shtetërorë, përfshirë udhëheqësin suprem, Kim Jong-un.
Në video shihen ushtarë duke thyer me grushte tulla e tjegulla, duke lakuar shufra metalike me qafë dhe një ushtar duke u çliruar nga zinxhirët.
Koreja Veriore tha se kjo shfaqje e forcës ishte për t’u treguar armiqve se ushtarët e saj kanë, siç u tha, “grushte të hekurta për ta mbrojtur paqen e vendit”.