Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidentimit nga treni e veturës me të cilën po lëviznin në Klinë përgjatë të hënës.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, derisa ka bërë me dije se të gjashtit po marrin tretman mjekësor.
“Sot me datë 11.10.2021, rreth orës 18:00, Policia është informuar për një aksident trafiku në mes trenit të udhëtarëve dhe një veture, si pasojë e këtij aksidenti 6 persona kanë pësuar lendime trupore të njejtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë”, njoftoi Rugova.