Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe thotë se rasti me mjekimin e pacientes me Kovid -19 në kushte shtëpie është ende duke u hetuar dhe se opinioni do të informohet kur të ketë informacion shtesë. Ai apelon tek qytetarët që të kenë kujdes dhe mjekimin në kushte shtëpie t’ia lënë vetëm mjekut amë.
“Mjeku amë e ka të drejtën ekskluzive për të komunikuar dhe dhënë rekomandime për mjekimin në kushte shtëpie. Pse? Për shkak të mundësisë për të komunikuar me pacientin 24 orë në ditë, për të bërë një vlerësim të gjendjes, për të thënë nëse është për mjekim në shtëpi apo eventualisht për t’iu referuar një mjeku specialist dhe për shtrim në spital. Pra, kjo është e vetmja gjë që është e mundur dhe e vetmja gjë që sistemi rekomandon dhe lejon, tha Filipçe në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve pas ngjarjes për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e dhurimit të organeve dhe indeve, si dhe palcës kockore në mjekimin dhe shpëtimin e jetëve të njerëzve.
Ai shtoi se qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm se sëmundja Kovid-19 është një sëmundje serioze dhe se shumë skenarë të ndryshëm janë të mundshëm në zhvillimin e saj.
“Ne kemi parë përkeqësime të papritura, kemi parë forma të ndryshme të pamjes klinike, të butë, të mesme dhe të rëndë. Më lejoni të dërgoj përsëri një mesazh që vetëm në komunikim me një mjek të familjes dhe një mjek specialist duhet të përcaktohen mënyrat e mjekimit dhe për këtë arsye nuk ka një protokoll universal që vlen për të gjithë pacientët. Ka protokolle që ndiqen sipas figurës klinike, manifestimit, pranisë së mundshme të sëmundjeve kronike. Pra, është e rëndësishme që të gjithë të konsultohen me mjekë ose mjekun amë, ndërsa me rekomandim të mjekut amë dhe mjekut specialist”, tha Filipçe.
Ai informoi se nuk ka informacion të mjaftueshëm për rastin dhe se ai duhet të hetohet shtesë.
“Edhe këtë dje e mora nga ISSHS -ja, inspektimi është bërë te mjeku amë i pacientit se rasti është raportuar nga një mjek i cili e ka pranuar pacientin në spitalin “8 Shtatori” dhe e ka konstatuar këtë gjendje, por na duhen më shumë të dhëna për të cilat shtesë do të hetoj edhe Inspektorati Sanitar në pjesën e asaj që ishte marrë në dokumentacionin në spitalin “8 Shtatori”. MPB-ja është njoftuar, kështu që në ditët në vijim kur do të kemi më shumë informacion, do të njoftojmë. Deri më tani, ne nuk dimë asgjë më shumë se kjo, tha Filipçe.