Shirat e dendur që goditën provincën Shanxi në Kinën veriore shkaktuan dëme në një pjesë të murit të qytetit antik të Pingyao.
Rrëzimi i pjesshëm i murit të brendshëm të qytetit, nuk ka shkaktuar viktima.
Autoritetet lokale, njoftuan se tashmë kanë nisur punimet për riparimin e tij, citon Xinhua.
Zyrtarët dhe ekspertët nga mbrojtja e objekteve kulturore shkuan në vend dhe morën masa urgjente për të parandaluar shembjen e mëtejshme dhe të ruanin sigurinë e banorëve dhe turistëve.
Me një histori 2700-vjeçare, Pingyao është i njohur për arkitekturën e tij të lashtë ende të ruajtur mirë dhe u emërua zonë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 1997.