Spanjë-Francë, finalja e Ligës së Kombeve, ja kur do të zhvillohet ndeshja

Pas fitores ndaj Belgjikës me rezultatin 2:3, Franca ka siguruar kualifikimin në finale të Ligës së Kombeve.

Franca do të luajë ndaj Spanjës të dielën në kuadër të finales së madhe.

Finalja e madhe do të zhvillohet në stadiumin e Milanit, në “San Siro”.

Ndërkohë Italia dhe Belgjika do të luajnë për vendin e tretë në stadiumin e Juventusit në “Allianz”.

Fituesi i kompeticionit të Ligës së Kombeve do të fitojë një shumë prej 10 milionë eurove.