Në një sondazh të realizuar nga Qendra për Hulumtime dhe Komunikim Politik (CRPC), në prag të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit, të anketuarit mendojnë se BDI nga blloku politik shqiptar dhe LSDM nga blloku politik maqedonas deri më tani janë duke zhvilluar fushatë më të mirë zgjedhore.
Shprehur në përqindje 23.89% e të anketuarve mendojnë se LSDM udhëheq fushatën më të mirë zgjedhore, e ndjekur nga VMRO DPMNE me 22.19%.
Nga partitë e bllokut politik shqiptar, rezultatet janë si më poshtë. BDI udhëheq fushatën më të mirë, ме 9,35% e ndjekur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa ме 6,7%‚ BESA ме 4,6%dhe në fund PDSH ме 1,39%.
Por shumica e të anketuarve ose 26.68% refuzuan t’i përgjigjen pyetjes, se cila nga partitë politike udhëheq fushatën më të mirë zgjedhore deri më tani.
Shih tabelën më poshtë:
Në pyetjen se: A do të kishit votuar për kandidatin e të njëjtës parti që keni votuar në zgjedhjet e kaluara?
Në këtë pyetje 43% e të anketuarëve u përgjigjën se nuk do të votonin. Përgjigjet e tjera për këtë pyetje, të paraqitura në përqindje, i gjeni në tabelën më poshtë:
Në pyetjen e rradhës se: A meriton kryetari i komunës rizgjedhjen edhe për një mandat?
Shumica e të anketuarve, pra 43% e të anketuarve, u përgjigjën se kryetari i tyre nuk meriton një mandat tjetër. Shumica prej tyre, ose 47% që dhanë këtë përgjigje, ishin shqiptarë etnikë.
Shih tabelën më poshtë:
Në pyetjen Si e vlerësoni punën e kryetarit të Komunës?
Shumica e të anketuarve, pra 41% e të anketuarve thanë se kryetari i komunës së tyre meriton një notë nga 1 në 6, përqindja më e ulët ose 3%, morën notën më të lartë nga 9 në 10.
Këtu, si në pyetjet e mëparshme, struktura etnike e të anketuarve merret parasysh.
Shih tabelën më poshtë:
Në pyetjen e rradhës, sipas grafikut të paraqitur më poshtë, shumica e të anketuarve u përgjigjën se kanë një opinion negativ për kryetarin e komunës së tyre, pra 39%, kurse përqindja më e ulët e tyre ose shprehur në përqindje 10% kanë një opinion paksa pozitiv.
Sipas strukturës etnike, shqiptarët krahasuar me bashkëqytetarët e tyre maqedonas kanë një opinion më të theksuar negativ për kryetarin e komunës së tyre edhe atë për më shumë se 10% e të anketuarve.
Shih tabelën më poshtë:
Sondazhi u realizua nga Qendra për Kërkime dhe Komunikim Politik (CRPC) me kërkesë të web portalit në gjuhën maqedonase Glas.mk, si dhe dy portaleve në gjuhën shqipe Fol.mk dhe Zeri.mk.
Anketa është realizuar sy më sy, me 1231 të anketuar në kontakt të drejtpërdrejtë sipas një metode të rastësishme edhe atë në disa komuna të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Gjithmonë, duke marrë parasysh përbërjen etnike, numrin e votuesve, gjininë, moshën, aftësimin profesional, nivelin e arsimimit si dhe shpërndarjen gjeografike.
Hulumtimi u krye në periudhën nga 19 shtator deri më 27 shtator 2021, ndërsa mundësia e gabimit nuk tejkalon +-2%.
Për të parë sondazhin e plotë me të gjitha pyetjet e pyetësorit , si dhe rezultatet e përpunuara bashkë me paraqitjet grafike të shprehura në përqindje, klikoni KËTU.