Solskjaer afër largimit nga Man Utd?

Menaxheri i Manchester United, Ole Gunnare Solskjaer se fundmi është përfolur se do të largohet nga “Djajtë e Kuq”.

Manchester United për momentin nuk është duke pasur një formë mjaftë të mirë pasiqë në ndeshjet e para të këtij sezoni nuk ka pasur ndonjë rezultat pozitiv.

Shkaku i rezultateve të dobëta gjatë kohëve të fundit, është propozuar mundësia për të shkarkuar menaxherin norvegjez.

Sipas “The Sun”, drejtuesit e klubit kanë besim të plotë tek Solskjaer dhe ai do të mbetet në krye të ekipit.

Por, mediumet e tjera angleze kanë raportuar se situata te klubi nuk është e mirë dhe mundësia e shkarkimit të menaxherit mund të ndodh.

Manchester United në tabelën e Premier League, është e renditur në vendin e katër me 14 pikë.

Norvegjezi ka një kontratë me “Djajtë e kuq” deri në qershor të vitit 2014.