-ads3-

Lëvizja e të Painkuadruarve ka një rol kyç në botë. Kësisoj ka vlerësuar sot sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres dhe vuri në dukje sfidat e pashembullta globale me të cilat po ballafaqohet bota dhe planet për zgjidhjen e tyre.

Në atë kontekst, ai deklaroi se është e nevojshme të rritet përqindja e njerëzve të vaksinuar në botë, të intensifikohen aktivitetet në luftën kundër ndryshimeve klimatike, dhe poashtu bëri thirrje për heqjen dhe shkatërrimin e armëve bërthamore dhe armëve të shkatërrimit në masë, raporton Tanjug.

Guterres, i cili iu drejtua samitit që shënon 60 vjetorin e konferencës së parë të Lëvizjes së të Painkuaruarve përmes një video-lidhjeje, theksoi se ai është përpjekur që një kohë të gjatë ta shtyjë para një plan global të vaksinimit.

Sipas tij “shpërndarja e pabarabartë e vaksinat vrasin një numër të madh njerëzish”.

“Ne duam ta sjellim popullsinë e të gjitha vendeve në një përqindje të lartë të vaksinimit. Është e rëndësishme që ne ta kthejmë strategjinë që kemi në realitet”, tha shefi i OKB-së.

Ai theksoi se është e nevojshme të shpejtohet zgjidhja e problemeve në botë në mënyrë që të arrihet gjithçka që sipas tij është përcaktuar në strategjinë për vitin 2030.