Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka thënë se ka ofruar kompensim për familjarët e 10 personave që janë vrarë gjatë sulmit me dron në muajin Gusht, gjatë gazës finale të tërheqjes së forcave ndërkombëtare nga Afganistani.
Pentagoni tha se po punonte gjithashtu për të ndihmuar anëtarët e mbijetuar të familjes të zhvendoseshin në SHBA.
Sulmi me dron u krye me 29 Gusht, teksa ushtria amerikane ka qenë duke evakuuar shtetas amerikanë dhe afganë, të cilët kanë punuar me forcat e SHBA-së, gjatë luftës.
Gjenerali McKenzie e përshkroi sulmin si një “gabim tragjik” dhe shtoi se talebanët nuk ishin përfshirë në inteligjencën që çoi në sulm.
Pak ditë para tërheqjes së saj ushtarake u vranë 10 qytetarë të pafajshëm. Viktima më e re ishte vetëm dy vjeç. Mësohet se inteligjenca amerikane kishte gjurmuar makinën e një personi për tetë orë, duke besuar se ishte e lidhur me grupin terrorist Shteti Islamik Khorasan por në vend të kësaj u vra një punonjës i pafajshëm i ndihmës së bashku me anëtarët e familjes së tij, mes tyre shtatë fëmijë.