Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah dëshiron të bëhet një ndër më të paguarit në Premierligë.
Egjiptiani vazhdon shkëlqimin te “Reds” duke shënuar nëntë gola në nëntë ndeshje.
Në kontratën momentale fiton rreth 200 mijë euro dhe që i skadon në qershorin e vitit 2023 dhe gjiganti anglez është i dëshpëruar t’ia rinovojë kontratën.
Sidoqoftë, Salah ka vendosur vlera shumë të larta para se të pranojë rinovimin.
Sipas Independent, Salah kërkon mes 300 – 380 mijë funte gjatë javës që të vazhdojë qëndrimin në “Anfiled”.
Liverpool e vlerëson këtë situatë mjaftë të vështirë dhe shpresojnë që egjiptiani të zbres kërkesat.