‘’Rusino dhe ambienti jetësor’’ debat i organizuar nga FG-BDI Gostivar

Forumi i Gruas së BDI – së, dega Gostivar mbajti një panel diskutimi me temë ‘’Rusino dhe ambienti jetësor’’ në ambientet e Green Club. Të ftuara si paneliste ishin zonjat Vjollca Baftiu Zylbeari dhe Drita Sulejmani – Rufati. Të jetojë në një mjedis të shëndetshëm është e drejtë fundamentale e çdo njeriu, pasi atij i nevojitet për mbijetesë natyra, por njerëzit duke pronësuar natyrën ia humbasin vlerën, duke lejuar shkatërrimin e saj.

Zonja Vjollca Baftiu Zylbeari pasqyroi një panoramë të situatës së deponisë Rusino, parë në këndvështrim shkencor.

Deponia ‘’Rusino’’ është kthyer me vite të tëra një ambient vdekjeprurës për mjedisin jetësor dhe këdo që jeton rreth saj. Cilësia e dobët e ajrit shkakton kancerin e mushkërive, marramendje, kokëdhimbe, sëmundje të zemrës, të asmës, bronkitit dhe alergji të ndryshme.

Shteti dhe Komuna duhet të garantojë se ndërhyrja në këtë mjedis është e paevitushme dhe të sigurojë realizimin e së drejtës themelore të qytetarëve për mjedis të shëndetshëm jetësor, ndërsa qytetarët të ndihmojnë në përparimin dhe mbrojtjen e tij.

Grumbullimi i mbeturinave, mungesa e trajtimit dhe djegia e tyre ka bërë që gazrat serë që lirohen, toksinat dhe rrjedhjet të rrezikojnë seriozisht jetën e qytetarëve.

Rrjedhjet vijnë si rezultat i konaminimit që gjeneron nga uji që depërton në depozitat e ngurta të mbeturinave, i cili grumbullon ndotës që kalojnë në tokat pjellore të bujqëve.

Gazrat serë përfshijnë avujt e ujit, dioksidin e karbonit, metanin, oksidin nitrik, ozonin dhe disa kimikate artificiale. Energjia e përthithur nga to ngroh atmosferën dhe sipeërfaqen e Tokës për t’u kthyer në shkakun kryesor të ngrohjes globale.
Zjarri që digjet nga mbeturinat shpërndahet gjer në Tetovë dhe duke keqësuar shëndetin e njerëzve që kanë probleme me frymëmarrjen tha Zonja Vjollca Baftiu Zlbeari.

Zonja Drita Sulejmani – Rufati shtoi se kjo deponi është tragjedi për qytetin tonë, është shkatërruesi primar i shëndetit që nëse nuk kthehet në leverdi, duke marrë parasysh projekte për krijimin e një sistemi të ri menaxhues për mbetjet komunale për të gjithë rajonin, duke respektuar standartet ekologjike për manxhim të mirëfilltë me to dhe ndërtimin e një depoje sanitare, situata do përkeqësohet çdo ditë e më shumë gjersa të sjellë shkatërrimin e qindra hektarëve tokë, pa llogaritur dëmë të tjera të pakthyeshme për shëndetin e qytetarëve.

Është e domosdoshme menazhimi i mbetjeve, riciklimi dhe përdorimi i tyre, përfitimi i energjisë si dhe asgjësimi i tyre. Mobilizimi i të gjitha resurseve të mundshme shtetërore dhe komunale për përmbylljen e problemit me deponinë ‘’Rusino’’ është në të mirë të qytetarëve.