Një avion privat me tetë persona në bord është rrëzuar në zonën e Via Marignano-s, në Itali.
Për pasojë nuk ka mundur të mbijetojë asnjë nga personat në bord. Sipas mediave italiane, aeroplani u rrëzua rreth orës 13.09 dhe u përfshi nga flakët pasi u përplas në një ndërtesë të boshatisur që po rinovohej.
Aeroplani sapo ishte ngritur nga aeroporti privat Linate dhe kishte si destinacion Olbia-n , në Sardenjë. Në vendin e ngjarjes ndodhen zjarrfikësit, policia dhe karabinierët.