“Prej 5 vitesh është bllokuar regjistrimi i emigrantëve”, Bylykbashi pro nismës së Berishës: Qeveria bën tau tau sikur do votën…
Deputeti Oerd Bylykbashi është në “një mendje” me ish liderin e PD, Sali Berisha për votën e emigrantëve. Ditën e djeshme, gjatë foltores me demokratët e Kukësit, Berisha tha se Partia Demokratike duhet të ketë prioritet votën e emigrantëve, dhe heqjen e traut në rrugën e Kombit.
Ndërsa ditën e sotme, Bylykbashi shkruan se vota e emigrantëve është domosdoshmëri dhe qeveria duhet të nisë regjistrimin e tyre pa asnjë pengesë. Ai thotë se janë rreth 1.6 milionë shqiptarë që iu mohohet e drejta e votës.
Nga ana tjetër, thekson se KQZ duhet të mundësojë infrastrukturën e plotë dhe transparente. Sipas Bylykbashit, sigurimi i votës së emigrantëve mund të bëhet dhe me Kodin Zgjedhor që është në fuqi, dhe se zvarritja e procesit është e qëllimshme nga qeveria në pushtet.
by TaboolaSponsored LinksYou May Like
See from miles away with this phone telescope!
ZoomPRO
Postimi i plotë
Vota e emigrantëve është domosdoshmëri!
(në vend të një propozimi për reformën e radhës)
Shqipëria ka 4,7 milionë shtetas të regjistruar. Po po, aq! Dhe 3,6 milionë prej tyre janë zgjedhës.
Zyrtarisht në Shqipëri jetojnë diçka më shumë se 2,8 milionë banorë. Por, pas hemorragjisë së frikshme demografike të shqiptarëve nga humbja e çdo shprese gjatë tetë viteve të qeverisë Rama, nuk besoj se në vend ka me shumë se 2,5-2,6 milionë banorë.
Prej tyre jo më shumë se 2 milionë janë zgjedhës.
Shumë pak. Aq pak zgjedhës jetojnë në Shqipëri, saqë ata janë lehtësisht të kontrollueshëm nga sistemi i patronazhistëve të qeverisë, inspektoratet shtetërorë gjobëvënëse, dhjetëramijëra nëpunësit militantë të administratës që u jepet urdhëri të mbledhin vota për të mbrojtur vendin e punës, apo edhe nga rrjetet kriminale. Nuk ka rëndësi çfarë mendojnë këta zgjedhës, nuk ka rëndësi revolta e tyre për vjedhjen e përditëshme dhe për rritjen çmimeve të produktve jetike, të energjisë e kush e di çfarë tjetër do të shtrenjtohet sëshpejti. Rëndësi ka që ata zgjedhës të kontrollohen nga shteti i partisë në pushtet ditën e votimit.
1,7 milionë zgjedhes është maksimumi i atyre që dalin e votojnë këtu. Shumë pak.
Ky është një problem i madh të cilin reformat e zgjedhore të radhës në letër nuk munden ta zgjidhin.
Në përvojën time 20 vjeçare me reformat zgjedhore, ku kemi bërë lloj-lloj përpjekjesh për të përmirësuar zgjedhjet, e di mirë se një tufë nenesh shtesë në një Kod me mbi 200 nene, nuk e ndalin dot vullnetin malinj të ushtrisë së partisë-shtet për të grabitur zgjedhjet e shqiptarëve.
U bënë 30 vjet që shqiptarët që emigruan, bashkë me atdheun lanë pas edhe të drejtën e votës, të drejtën e kërkesës së llogarisë me anë të votës.
Për shumë kohë, nga hallet e jetës në emigrim nuk e menduan shumë që kishin humbur një të drejtë të madhe.
Por në gjithë këto vite janë mësuar me jetë normale në vende demokratike, në vende ku shteti nuk është i partisë, ku fjalët e drejtë dhe ligj kanë kuptim e nuk janë broçkulla propagande.
Nuk paguajnë rryshfet edhe për një çertifikatë siç u ndodh kur vijnë në atdhe.
Tashmë ata refuzojnë ta pranojnë si normale gjendjen ku është Shqipëria. Për ta nuk ka rëndësi debati nëse ishte më keq atëherë apo tani, që ustallarët e analizës mediatike do hedhin në treg për të çuar opinionin publik në një drejtim apo një tjetër. Ata e dinë se nëse në vendet ku jetojnë rritet paksa çmimi i energjisë, sheshet mbushen me protestues dhe qeveria ikën me votë.
Ata duan që kjo gjendje dhe mënyrë qeverisje në Shqipëri të marrë fund. E për këtë duan të drejtën e votës që u takon por nuk u garantohet. De fakto u mohoet.
Qeveria ka mbi 5 vjet që ka bllokuar regjistrimin e emigrantëve në regjistrin e posaçëm.
Bejnë tau tau sikur duan votën e tyre por sa për propagandë, sepse deri në zgjedhjet e 25 prillit vetëm pak mijëra emigrantë kishte regjistruar qeveria, aq sa i duheshin për të ndikuar rezultatin e zgjedhjeve në qarqet delikate, ndërkohë që shoqatat e diasporës ankoheshin për vonesa.
Ky bllokim nga qeveria e bëri nul konsensusin e qershorit 2020 për votën e emigrantëve.
Emigrantëve u takon vota si e drejtë themelore kushtetuese. Ata janë baseni më i madh i votave të lira. Të lira jo si çmim por të lira prej çdo presioni.
Janë rreth 1,6 milionë zgjedhës në diasporë që u mohoet e drejta të ndëshkojnë qeverinë me votë, siç ndodh në shtetet ku jetojnë. Vota e tyre nuk kontrollohet dot me presione drejtorësh, tatimorësh, patronazhistësh apo banditësh.
Atyre nuk ua blen votën me para, vende pune, tapi, legalizime, ulje faturash energjie apo lekë për dëmshpërblim tërmeti. Ata jetojnë në normalitet dhe këtë e kërkojnë edhe për familjarët e tyre në atdhe.
Nuk ka nevojë për ligje e reforma pa fund që vota e tyre të bëhet realitet. Reforma e re nuk mund të jetë shkak për vonesë e zvarritje. Mjafton ligji konsensual i dalë nga marrëveshja e 5 qershorit 2020 për të filluar punën pa humbur kohë.
Qeveria të nisë urgjent regjistrimin e emigrantëve pa asnjë pengesë e manipulim me eAlbania e bishta të ngjashëm.
KQZ duhet të mundësojë infrastrukturën e plotë dhe transparente.
Duhet të fillojmë që tani që pastaj të mos themi se nuk ka më kohë!
Rama i ka frikë këto vota.
Ato vota i ka frikë çdo politikan që nuk respekton të drejtën e votës e që mendon se mund ta kontrollojë apo ndalojë atë.
Ndaj e drejta e votës së emigrantëve shqiptarë është imperativ për zgjedhje të lira e të ndershme ku qeveria jep llogari që nga rritja e çmimeve, kanabizimi i vendit, kriminaliteti i organizuar, grabitja me PPP dhe shpopullimi i Shqipërisë nëpërmjet vrasjes së shpresës.
Top Channel