Pendarovski në Stokholm në takime me përfaqësues të SIDA-s, Fondacionit Nobel dhe tink-tenk organizatave

Presidenti Stevo Pendarovski gjatë vizitës së punës në Mbretërinë e Suedisë, sot në Stokholm ka pasur takime me përfaqësues të Agjencisë suedeze për bashkëpunim ndërkombëtar dhe zhvillim – SIDA, përfaqësues të Fondacionit Nobel, si dhe të organizatave udhëheqëse politike dhe tink-tenk organizatave.

Në takimin me Marie Oteson, zëvendës drejtoreshë e përgjithsahme e Agjencisë suedeze për bashkëpunim ndërkombëtar dhe zhvillim – SIDA, presidenti Pendarovski u njoftua me prioritetet e strategjisë së re shtatëvjeçare për bashkëpunim reformues të Mbretërisë së Suedisë për vendet nga Ballkani Perëndimor, kumtoi Kabineti i shefit të shtetit.

Qëllimi i programit është afrimi i këtyre vendeve me Bashkimin Evropian dhe plotësimin e aktiviteteve të BE-së, të fokusuar në reformat themelore. Në atë drejtim, Pendarovski ka shprehur falënderim deri te Qeveria e Mbretërisë së Suedisë për ndihmën që shteti i jonë do ta marrë për avancimin e disa sferave, mes të cilave edhe të drejtat e njeriut, demokracia, sundimi i së drejtës dhe barazia gjinore, zhvillimi i qëndrueshëm ekologjik dhe klimatik dhe zhvillimi inkluziv ekonomik.

Përfaqësuesit e Fondacionit Nobel, megjithatë, me presidentin Pendarovski kanë biseduar për aktivitetet nga ndarja e sivjeme të Çmimit Nobel. Vidar Helgesen, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Nobel e informoi presidentin Pendarovski për programet edukative për nxënës dhe arsimtarë, qëllimi i të cilave është të shërbejnë si inspirim për gjeneratat e ardhshme që të përfitohen me dituri dhe ta kuptojnë dhe përmirësojnë botën.

Në takimin me përfaqaësues të organizatave udhëheqëse politike dhe institute dhe tink-tenk organizatat, Pendarovski ka shprehur falënderim për bashkëpunimin e vazhdueshëm zhvillimor dhe përkrahjen e Mbretërisë së Suedisë për përforcimin e kapaciteteve të insitucioneve të Maqedonisë së Veriut, posaçërisht në sferën e demokracisë dhe sundimit të së drejtës.

Presidenti Pendarovski, po ashtu, e theksoi edhe rolin e fondacioneve politike suedeze, instituteve dhe tink-tenk organizatave në zhvillimin institucional dhe demokratizimin e brendshëm të partive politike dhe edukimit politik.