Pas Arjola Demirit, Lori Hoxha zbulon banorin e dytë të “Big Brother VIP”

Fansat e Big Brother VIP mezi po e presin fillimin e këtij reality-show. Kësaj here kurioziteti është i madh, jo vetëm se na ka munguar ky format, por dhe sepse banorët e tij do jenë njerëz të njohur nga aspekte të ndryshme.

E teksa na ndajnë vetëm pak orë nga nisja e këtij programi, produksioni “ka lëshuar dorën” dhe ka vendosur që të bëjë publike emrat e dy banorëve.

Më herët u konfirmua zyrtarisht emri i konkurrentes së parë që është pjesë e programit.

Bëhet fjalë për aktoren e njohur Arjola Demiri, emri i të cilës është përfolur prej javësh në mediat rozë.

Së fundmi, produksioni ka zbuluar një tjetër emër të njohur.

Producentja e “Big Brother Vip”, Lori Hoxha ka zbuluar për Instagramin e këtij “reality show” se banori i dytë që do të bëhet pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri do të jetë balerini i njohur, Ilir Shaqiri.

Po ashtu, më herët Arbana Osmani ka zbuluar se dy opinionistët e këtij edicioni janë Arbër Hajdari dhe Balina Bodinaku.

“Opinionistët janë dy figura shumë të njohura, të spikatura por jo në këtë rol. Asnjëherë! Pra, nuk kanë qenë kurrë opinionist në një reality-show. Do kem kënaqësinë që ta ndaj skenën, formatin, rrugëtimin me Arbër Hajdarin dhe Balina Bodinakun. Të dy të shkëlqyer në fushat respektive që jam e sigurt që do t’i japin më shumë vlerë këtij formati.”- tha Arbana.