Pacolli: Spanja duhet të jetë krenare me kryeministrin e saj, e jo ta kritikojë që ia shtrëngoi dorën Kurtit
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, është përshëndetur dje me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin, gjatë samitit BE-Ballkan që është mbajtur në Slloveni.
Për këtë Sanchez pjesëmarrjen në Samit dhe për përshëndetjen me Kurtin, Sanchez ka marrë kritika nga Spanja.
Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë që Spanja duhet të jetë krenare me kryeministrin e saj, e jo ta kritikojë që ia shtrëngoi dorën Kurtit.
“Spanja duhet të jetë krenare për vizionin e Kryeministrit të saj Pedro Sanchez dhe të mos ngrejë kritika kundër tij pse ai shtrëngoi dorën me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Spanja demokratike nuk mund të mbyllet në kafazin e atyre që urrejnë demokracinë dhe civilizimin”.
“Pablo Hipsan, Pablo Casado dhe ata të llojit të tyre duhet ta dinë se kosovarët me shqiptarët luftuan krah për krah për demokracinë e Spanjës. Pra, Pse ju shqetëson shteti demokratik i Kosovës”, u shpreh ai.