Medai Shaholli
Pas bashkërendimit të koalicionit të pozitës në një marrëveshje pazari mes tyre ‘më jep aty të jap atje’, për zgjedhjet lokale edhe opozita shqiptare me ata sllavo-maqedone, u bashkuan nga frika e humbjes dhe të pragmatizmit në këto zgjedhje e lidhën ‘krushqinë’ mes tyre në këto zgjedhje.
Mendimtarët dhe filozofët shpesh në përkufizimet e tyre thonë se ekstremet jo gjithmonë puqen, po ja që për çudinë e të gjithëve këtë radhë dy eksremet u puqën.
Dy parti të djathta ‘ekstreme’ të paktën në paraqitje gjasme nacionaliste, ku një parti shqiptare që bazohet në vlerat e nacionalizmës shqiptare u bashkua në një koalicion për hir të interesit dhe të pushtetit lokal me një parti sllave që ka mbajtur dhe mban qëndrime nacional-shoviniste ndaj shqiptarëve të cilët betoheshin shpesh nëpër stadiume dhe nëpër ndeshje sportive përmes komitëve të tyre me thika në gojë kundër shqiptarëve.
Vëllamia e re e ngjizur mes aleancës opozitare ASH-AAA=VMRO, e para e këtij lloj në drzhavën ‘severna’, tashmë nuk është më ndonjë risi pasi ka ndodhur edhe më parë me besprerët e Bilit dhe me integristët e Aliut.
Kjo lloj aleance në ‘drzhavën tonë të dashur severna’ nuk janë tjetër veç se një shportë karavidhesh.
I ashtuquajturi rebel radikal aleancist dhe pseudonacionalisti Zeadin Sela, së bashku me abi Afrimllarin e Alternativës, e lidhën besën edhe ata me ‘miqësi’ dhe ‘vëllami’ (‘pobratimit’) me komitët e Mickos, duke imituar integristin Ali Ahmeti me skuthin Zajko, për një aleancë të re brenda opozitës mes shqiptarëve dhe sllavo-maqedonëve.
Në hapjen e tubimit të të VMRO-së në Strugë, nga ana e komitëve u këndua himni nacionalist ku mori pjesë dhe kandidati aleancist për kryetar komune Idri Istrefi, i cili bashkë me komitët u ngritën në këmbë dhe qëndruan gatitu për himnin nacionalist të komitëve, paçka se u prishi qejfin disa militantëve aleancist për pjesmarrjen e kandidatit të tyre në këtë tubim.
Në Gostivar poashtu komitët hapën tubimin me himn e tyre përshëndetën të pranishmit së bashku me kryetarin aktual të Gostivarit turkofilin Arben Taravari, me të cilin miqësia e re ka rrënjë më të hershme dhe se sot gjithçka u shkon shend dhe verë.
Si do ta kapërdijnë militantët aleancist krushqinë e re mes tyre dhe komitëve që ‘desh i vranë’ liderin më 27 prill, apo mos vallë ka qënë montim dhe stisje për kredi politike?
Këta janë nacionalistët e Selës që akuzonin me të drejtë dikur pjesmarrjen e antishqiptarut ‘brat’ Lubes në tubimet e integristëve në Tetovë e gjetiu, kurse sot këndojnë së bashku pa pikën e turpit himnin nacionalist sllav për shkak të miqësisë dhe vëllamisë koalicionit të ri mes tyre.