Në Florida ka nisur ndërtimi i qiellgërvishësit të parë post-Covid, i cili do të jetë pjesë e kompleksit gjigant Miami Worldcenter.
Me një çmim prej 500 milionë dollarë, Legacy Tower do të jetë një ndërtesë prej 55 katesh, e planifikuar të përmbajë 310 rezidenca luksoze, 219 dhoma hoteli e 10 kate strukturash mjekësore, të pajisura qe te gjitha me robotë që vrasin bakteret, teknologji që nuk ka nevojë për prekje dhe sisteme moderne të pastrimit të ajrit. Qëllimi është të mbrohen banorët e kullës nga pandemi te ardhshme, ndaj çdo gjë ka qenë e mirëmenduar.
“Që në momentin e parë, kur hyn në ashensor, ti përdor teknologjinë pa prekje, ke një sistem për pastrimin e ajrit, ke një qendër mjekësore brenda në godinë. Çfarë që të të ndodhë, për çdo nevojë që të kesh, thjesht kalon korridorin e shkosh të bësh një kontroll mjekësor. Mendoj se per shumë njerëz, e gjithë kjo flet vetë”, tha Peggy Olin, CEO OneWorld Properties.
Ndërtuesit thonë se e kanë parë gjithmonë Majemin si Hong Kong-un e perëndimit, pasi ka hapje të madhe ndërkombëtare, një sistem të fortë bankar, një mot të mirë, aeroporte si dhe një transport të mirëorganizuar.