Në librin me ese “My Body”, Ratajkowski, tani 30 vjeç, shkruan për çmimin e një bukurie të tillë. Ajo tregon për fiksimin e familjes me pamjen e saj dhe mënyrën se si të rriturit e seksualizuan që në një moshë të re – një mësues i shkollës së mesme i preku gjoksin.
Që në moshë shumë të re, Ratajkowski e kuptoi që pamja e saj e bënte të dallohej, veçanërisht në sytë e prindërve të saj. Duke u rritur si një fëmijë i vetëm në San Diego, dëgjoi historitë e nënës së saj e cila tregonte se dikur kishte qenë një bukuri e jashtëzakonshme vetë.
Kathy, një mësuese e gjuhës angleze, dukej si Liz Taylor ose Vivien Leigh e re dhe tregonte për “djemtë që adhuronin të qëndronin në lëndinë poshtë dritares së dhomës së saj të gjumit”.
”U dukej e rëndësishme të dyve, veçanërisht nënës sime, që vajza e tyre të perceptohej si e bukur.”
Natën, ajo i lutej Zotit ta bënte Emily-n “më të bukurën”. “Bukuria ishte një mënyrë që unë të isha e veçantë,” shpjegon Emily. “Kur isha e veçantë, ndjeva dashurinë e prindërve më shumë.”
Kur ishte 14 vjeç, nisi bota e modelimit. Herën e parë që një agjent u afrua, Ratajkowski ishte në arkë në një dyqan ushqimor. Më pas, ajo shpërtheu në lot duke menduar se “headshots” (fotografi të përqendruara te portreti) do të thotë “gjilpëra në kokë”.
Por Ratajkowski mendoi se modelimi do t’i kënaqte prindërit e saj. Ata e çuan në audicione. Babai i saj, një mësues arti në një shkollë të mesme, shfaqi foton e saj të parë të modelimit para klasës. Ata postuan fotot e saj si modele në Facebook.
Ratajkowski shkoi në audicionin e parë kur ishte në shkollë të mesme. Kishte veshur xhinse të reja të ngushta dhe çizme të zeza të trasha.
Kathy, në dhomën e pritjes me të, e udhëzoi Emily-n të lëvizte flokët kur ishte radha e saj për t’u takuar me drejtorët e kastit. Ishte një djalë i ri i ulur disa metra larg tyre.
“Ai djalë të pa kur u ngrite dhe i hodhe flokët pas,” i tha e ëma, duke udhëtuar nga audicioni në Los Angeles në shtëpi. “Ai po të shikonte.”
Modelja tërhoqi vëmendjen e meshkujve që kur ishte 12 vjeç, shkruan ajo. Në moshën 13-vjeçare, u dërgua në shtëpi nga një vallëzim pasi disa persona e konsideruan veshjen e saj “shumë seksi”.
Ajo kujton turpin dhe hutimin që ndjeu kur kushëriri i saj i madh erdhi me nxitim përsëri në dhomën e ndenjes, pasi la Ratajkowski-n atje me një mik për disa minuta. Sipas nënës së saj: po.
Ajo vendosi një fotografi seksi bardhë e zi të Ratajkowski-t, asokohe në shkollë të mesme, në banakun e kuzhinës përballë derës së përparme.
”Çdokush që hyn në [shtëpi] përshëndetet menjëherë nga buzët e mia të trasha, këmbët e zhveshura dhe flokët e shkujdesur,” shkruan Ratajkowski, duke shtuar se ajo ishte “e turpëruar” nga fotografia.