Gostivari legjendarë i grykës së Vardarit, në Republikën jugosllave të Maqedonisë, ishte në të kaluarën qyteti shqiptar simbol i flamurit kombëtar!
Terrori pushtues dhe antishqiptar i Maqedonisë antishqiptare të Mojsovit, Kolishevskit e Gligorovit, kurrë nuk ndalej, ashtu sikur nuk u ndal edhe në kohën e valëvitjes së flamurit kombëtar në Gostivarin liridashës të Heronjëve e Dëshmorëve të Kombit!
Por po të mos gjëmonin pushëkt dhe bombat e njesiteve dhe formacioneve të armatosura të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, të komanduara nga luftëtarët trima e sypatrembur që në ballë të tyre kishin Kryekomandantin lavdimadh, strategun Ali Ahmeti, kurrë nuk do të valonte i lirë, flamuri në kalanë e kombit siç është qyteti emermadh Gostivari flamurtarë!
Vetëm pas epokës lavdimadhe të luftës heroike të Ushtrisë Çlirimtare Kombetare, në Gostivarin legjendarë të përleshjes, plagosjeve, vrasjeve e burgosjeve për flamur shqiptar, valëvitet i lirë e triumfatorë flamuri kombëtar!
Në zgjedhjet e 17 Tetorit 2021, flamuri i fitores së Udhëheqësit të BDI-së e të popullit shqiptar Ali Ahmeti, duhet të valojë fitimtarë në Gostivarin e Kryetarit Nevzat Bejta!
Jeta e blertë, e lirë dhe e pastër duhet të jetë e pandarë ashtu sikur edhe në çdo pjesë shqiptare të Maqedonisë së Veriut, edhe në Gostivarë!
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 14 Tetor 2021!