Këtë të dielë po mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë.
Qendrat e votimit janë hapur nga ora 07:00 dhe pritet të mbyllen në ora 19:00, ndërsa deri në ora 14:00 kanë votuar 26,89 për qind apo 506 mijë e 997 qytetarë.
Përveç qytetarëve, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar edhe disa prej emrave të njohur të estradës, të cilët kanë kryer obligimin tyre qytetarë edhe në këto zgjedhje.
Këngëtarja Fjolla Morina ka votuar në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë, ndërsa në një prononcim për mediat këngëtarja tha se e ka kryer obligimin e saj qytetare dhe shpreson që Kosova të bëhet një shtet më i fortë se Shqipëria, madje ajo ka folur edhe për ambiciet e saj për t’u futur në politikë.
“Ka raste qe e kam menduar, por më mirë jo. Ndoshta mundet me ndodhë ndonjëherë më vonë, pse jo”, ka thënë ajo.