Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, gjatë një falimi të mbajtur në ceremoninë e inaugurimeve masive për projektet e përfunduara në Adana, deklaroi se “akush që beson dhe investon në Turqi, nuk do të pendohet”.
Përkundrazi, shtoi lideri turk, do të jetë i kënaqur me fitimet e mëdha të siguruara.
Ai theksoi se në arsim do të hapin 63 shkolla dhe 2 konvikte, ndërsa për rininë dhe sportin do të bëjnë hapjen e ndërtesës së furnizimit të stadiumit të ri, dy konvikte me kapacitet me nga 1.000 nxënës, të 3 fushave të futbollit dhe projekteve të tjera që janë përfunduar.
Në fushën e shëndetësisë. Erdogan tha se do të bëhet hapja zyrtare e spitalit shtetëror të Ceyhan me kapacitet prej 250 shtretërve, 7 qendra shëndetësore familjare si dhe të investimeve të tjera, përfshirë 112 njësi. Erdogan uroi që të gjitha investimet të jenë në dobi të qytetit.
“Po bëjmë ceremoninë e hapjes masive të 26 fabrikave që janë vendosur në funksion duke përfunduar ndërtimin gjatë pandemisë. Kompleksi i petrokimisë për të cilin do të hedhim gurthemelin dhe fabrikat që do të inaugurojmë, janë një simbol se si Turqia ka përparuar me vendosmëri drejt objektivave të saj madje edhe në kushtet më të vështira”, tha ai.