Era vazhdon me paralajmërimet, simpatike në foton e fundit

Këngëtarja Era Istrefi është shumë aktive kohëve të fundit në rrjetet sociale

Krijuesja e hitit “Bonbon”, me të cilën këngë arriti që të arrijë edhe famë ndërkombetare, ka postuar kohëve të fundit foto nga studio ku shihet se është duke punuar shumë.

Nuk dihet se a do të jetë ky albumi i Erës apo ajo do të paraqitet me ndonjë “single” të ri.

Deri me tani Era nuk ka lansuar gjatë verës ndonjë këngë, për dallim nga vitet e kaluara që e ka bërë këtë gjë.