Enver Pajaziti kandidon me një program të realizueshëm dhe vizionar

 

PROGRAMI ZGJEDHOR 2021-2025

 

➢ Infrastrukturë rrugore

• Rekonstruimi i rrugës lokale nga ferma, gjegjësisht nga pika e karburantit Alpa Oil deri te shkolla qëndrore në fshatin Çellopek i Epërm.
• Ndërtimi i trotuarit nga parku i sapondërtuar afër lumit Vardar deri në fillim të fshatit Çellopek i Ri.
• Përfundimi i rrugës së varrezave në fshatin Çellopek i Ri.
• Asfaltimi i rrugës, pjesa që lidh rrugën rajonale R-2233 me autostradën Tetovë–Gostivar në drejtim të fshatit Kamjan.
• Ndërtimi i rrugës prej fshatit Gurgunicë deri në Liqenin Kozjak ( Treskë ) me pllaka begatoni.
• Rekonstruimi dhe zgjerimi i rrugës lokale nga fshatit Stençe.
• Ndërtimi i rrugicave dhe trotuareve me pllaka begatoni në të gjitha vendbanimet e komunës së Bërvenicës.
• Ndërtimi i trotuarit në fshatin Tenovë nga hyrja e fshatit deri në qendër.
• Zgjerimi dhe rekonstruimi i tre urave të lumit Vardar, edhe atë : urën e fshatit Miletinë , urën e fshatit Çellopek dhe urën e fshatit Tenovë.
• Rekonstruimi i rrugës në fshatin Radiovcë, prej te xhamia deri te lumi Vardar.
• Ndërtimi i rrugicës në fshatin Radiovcë, te lagja afër varrezave.
• Përfundimi i tërësishëm i shtratit të lumit Reka e Bogovinës në fshatin Radiovcë.
• Rregullimi i shtratit të lumit Vardar në hyrje të fshatit Çellopek.
• Ndërtimi i trotuarit në fshatin Miletinë me fillim nga fabrika e Aluminës deri në fshat.
• Ndërtimi i trotuarit nga shkolla periferike në fshatin Miletinë deri në fshatin Bllacë.
• Ndërtimi i trotuarit nëpër rrugën kryesore të fshatit Miletinë dhe ndërtimi i rrugicave me pllaka begatoni mbrenda fshatit.
• Ndërtimi i rrugës kryesore Sellarcë – Bërvenicë dhe ndërtimi i të gjitha rrugicave mbrenda në fshatin Sellarcë.
• Rregullimi i qendrës së fshatit Bërvenicë.
• Ndërtimi i kanaleve atmosferike në fshatin Çellopek i Ri te lagja e Çakrive, kanal atmosferik me fillim nga ambulanca Medident deri në dalje të fshatit dhe kanal atmosferik në rrugën kryesore të fshatit Bërvenicë.
• Rekonstruimi i rrugëve në fshatin Stençe.

➢ Infrastrukturë nëntokësore

• Ndërtimi i sistemit për ujë të pijshëm në fshatin Gurgunicë (dokumentacioni teknik është në përfundim e sipër).
• Ndërtimi i kanalizimit për ujërat e zeza në fshatin Gurgunicë.
• Furnizimi i pompës së ujit me një gjenerator në fshatin Radiovcë.
• Hapja e një pusi të ri për ujë të pijshëm në fshatin Miletinë.
• Përfundimi i kanalizimit fekal në fshatin Bllacë dhe Stençe dhe Vollkovijë.
• Rekonstruimi i sistemit te ujit të pijshëm në Vollkovijë.
• Përfundimi i rrjetit të kanalizimit në fshatin Çellopek , Bërvenicë , Miletinë dhe fshatrat e tjera nëse ka ngelur ndonjë shtëpi pa u kyçur.
• Hapja e pusit të ri në fshatin Bërvenicë dhe instalimi i një gjeneratori.
• Ndërtimi i kanalizimit fekal dhe rrjetit të ujësjellësit në disa lagje në fshatin Tenovë.
• Ndërtimi i pishinës për ujë të pijshëm në fshatin Miletinë.

➢ Arsim

• Fasadimi dhe rekonstruimi i brendshëm i shkollës në fshatin Miletinë.
• Fasadimi dhe rekonstruimi i brendshëm i shkollës në fshatin Tenovë.
• Fasadimi dhe rekonstruimi i brendshëm i shkollës në fshatin Radiovcë.
• Fasadimi dhe rekonstruimi i brendshëm i shkollës në fshatin Çellopek të Epërm.
• Fasadimi dhe rekonstruimi i brendshëm i shkollës në fshatin Bërvenicë.

➢ Kulturë

• Ndërtimi i shtëpisë së kulturës në fshatin Çellopek të Epërm , afër postës së fshatit
• Bashkëpunimi ndërkufitar me Shqipërinë dhe Kosovën
• Këndi artisanal i komunës

➢ Ndriçimi publik

• Dislokimi i tensionit të mesëm dhe montimi i kandillabave në të gjitha vendbanimet e Komunës së Bërvenicës.
• Përforcimi i trafocioneve të reja për sasi të nevojshme të rrymës me qëllim plotësimin e nevojave të qytetarëve në komunën e Bërvenicës.
• Sanimi i lartërçuesit kryesor nga Tetova deri te gjitha vendbanimet e Komunës së Bërvenicës.

➢ Ekologjia

• Pastrimi në vazhdimësi i deponive të egra.
• Pastrimi i rrugëve, rrugicave dhe vendosja e shportave për hedhjen e mbeturinave.
• Rregullimi i hapësirave gjelbëruese në vendbanimet e Komunës së Bërvenicës.
• Mbjellja e drunjëve zbukurues në hapësirat e lira dhe përreth rrugëve.
• Rregullimi i shtratit të lumit Vardar në gjatësi prej 1000 metrash duke filluar nga ura e fshatit Çellopek.
• Pastrimi i shtratit të lumit Vardar gjatë gjithë rrjedhjes së tij në territorin e Bërvenicës nga drunjët dhe vegjetacioni me qëllim mbrojtjen nga vërshimet.
• Menaxhim cilësor me mbeturina.

➢ Urbanizëm

• Zgjerimi i përfshirjeve planore me qëllim zgjerimin e zonës ekonomike në fshatin Tenovë, Stençe dhe Vollkovijë.
• Zgjerimi i përfshirjeve planore për të gjithë vendbanimet e Komunës së Bërvenicës.
• Miratimi i të gjitha iniciativave private për sjellje të planeve urbanistike me karakter ekonomiko-zhvillimor.
• Miratimi i çdo iniciative private për miratimin e planeve lokale urbanistike me destinim sipas nevojës së qytetarëve.
• Miratimi i projekteve infrastrukturore për zhvillimin e infrastrukturës në Komunën e Bërvenicës

➢ Shëndetësi

• Hapja e një poliklinike përmes marrëveshtjes së partneritetit privato-publik në Çellopek.

➢ Ekonomi

• Shërbime administrative efikase në komunën tonë për të motivuar investitorët vendorë dhe ato të huaj
• Menaxhimi i tokës ndërtimore nga ana e komunës hapi rrugë për investime të reja përmes partneritetit privato – publik.
• Bashkëpunim me organizatat joqeveritare siç janë UNDP, USAID, fondet IPA, Banka Botërore, dhe me SDC Zvicerane.

 

➢ Bujqësi dhe blegtori

• Ndërtimi dhe pastrimi i kanaleve për ujitje të tokës bujqësore.
• Tamponimi i rrugëve nëpër tokat bujqësore.
• Komuna në bashkëpunim me sektorin privat do të lidhë partneritetit privato – publik për ndërtimin e një qendre për grumbullimin e prodhimeve bujqësore.
• Zgjedhja e problemit të ujërave të pijshëm për bagëtinë.

➢ Sport

• Ndërtim i një qendre rekreativo-sportive në nivel komunal.
• Ndërtimi i sallave sportive.
• Ndërtimi i sëpaku një fushe sporti për klubet e futbollit që garojnë në komunën tonë.
• Finansimi i një klubi futbolli në nivel komunal dhe sporte tjera, varësisht nga nevojat dhe kërkesat që do të paraqiten nga klubet të cilat do të regjistrohen në komunën tonë.
• Rregullimi i oborrit të shkollës në fshatin Gurgunicë, me mundësi edhe për një sallë sporti.
• Ndërtimi i fushave të sportit me karakter multifunksional në fshatrat Tenovë, Gurgunicë dhe Bërvenicë.
• Ndërtimi i shtigjeve për biçikleta aty ku na lejon hapësira e rrugës në të gjitha vendbanimet e Komunës së Bërvenicës

➢ Bashkëpunim me komunat tjera të regjionit

• Vazhdim i bashkëpunimit të frytshëm me komunat tjera të regjionit tone, me qëllim realizimin e projekteve të përbashkëta në të mire të banorëve.
• Themelimi i përbashkët i njësisë zjarrfikëse në mes të Komunës së Bërvenicës dhe Komunës së Bogovinës për menaxhimin me zjarret (pikë zjarrfikësi në fshatin Radiovcë).
• Ndërtimi i rrugëve që lidhin Komunën tonë me Komunën e Bogovinës.
• Bashkëpunim administrativ me Komunën e Bogovinës dhe atë të Zhelinës.

➢ Sfera sociale

• Hapja e një zyre ndërmjetësimi mes pushtetit qëndror dhe atij lokal me qëllim lehtësimin e komunikimit të qytetarëve.
• Shërbim mobil për ndihmë dhe kujdes në shtëpi për persona me aftësi të kufizuara.
• Qendër ditore kujdesi për të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara.
• Qendër rinore.

➢Sfera komunale
• Nërtimi i stacionit rajonal në Komunë të Bërvenicës për trajtimin e qenve endacak.
• Zgjidhja e problemit me qentë endacak.
Edhe pse që moti është kërkuar që problemi me qentë endacak të trajtohet në nivel rajonal të Pollogut, megjithatë komunat këtë problem janë duke trajtuar në mënyrë vetanake dhe nga praktika e deritanishme është treguar joefikase. Ky problem kërkon qasje gjithëpërfshirse të të gjitha institucioneve .
Procedura për ndërtimin e stacionerit ka filluar dhe është në fazën e kompletimit të dokumentacionit përkatës. Ky stacioner do të ndërtohet në bashkëpunim me UNDP dhe Qendrën për zhvillim të rajonit të Pollogut. Stacioneri planifikohet të ketë karakter rajonal dhe për funksionimin e të njëjtit do të participojnë të gjitha komunat e Pollogut. Në kuadër të këtij institucioni do të formohet edhe ekip posaçërisht i trajnuar dhe i pajisur për kapjen dhe transpotin e kafshëve deri te stacioneri.
Stacioneri do të jetë objekt nga ndërtimi i ngurtë, me lokacion në f.Stençe në afërsi të lumit Vardar, i pajisur me hapsirë bashkohore për trajtim medicinal, si dhe kafazë-boksa për strehimin e kafshëve. Kafshët e kapura do të transportohen deri në stacioner, ku do të kryhet mbikqyrja klinike, vaksinimi dhe procedurat e tjera mjeksore nga veterineri . Të gjithë kafshët klinikisht të shëndosha do të kalohen në pjesën e përkujdesjes. Identifikimi në teren për cdo kafshë të kapur menjëherë do të evidentohet dhe regjistrohet, si dhe të tjera të dhëna për kafshën siç janë: rasa, gjinia, mosha, karaktere speciale, vendi i kapjes dhe tjera.
Vlen të theksohet se me kafshët mund të punojnë vetëm veterinerët dhe persona profesional, të cilët i duan kafshët, që nuk kanë frikë ose armiqësi kundrejt kafshëve, persona që kanë kaluar trajnime të caktuara dhe antarë të shoqatës për mbrojtjen e kafshëve. Ato me kafshët janë të ndërlidhur që të veprojnë me kujdes dhe në mënyrë humane, duke i përmbushur standardet e shkruara të Ligjit për mbrojtjen dhe mirëqenien e kafshëve. Marrëdhënia me kafshët mund të jetë lëndë e monitorimit nga ana e shoqatës për mbrojtjen e kafshëve, me qëllim që, gjatë evidentimit të parregullsive të caktuara, t’u jepet ndihmë për kalimin e tyre ( në pajtim me praktikat evropiane në këtë qendër).
Ky projekt për ne do të jetë prioritet dhe me realizimin e të njejtit në mënyrë afatgjate dhe cilësore do të zgjidhet problem me qentë endacak në territorin e Komunës së Bërvenicës.

Sfera e turizmit

• Zhvillimi i turizmit rural në Komunën e Bërvenicës

Unë Enver Pajaziti, ju premtoj qytetarëve se do të realizoj të gjithë programin zgjedhor, por edhe më shumë sepse programi është bërë duke u bazuar në mjete financiare të siguruara që tani dhe realizimi do fillojë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale.
Financimin e bazoj në të hyrat nga shitja e tokës shtetërore që është realizuar tani dhe buxheti komunal është begatuar me të hyra afro 2 milion euro, projektet që janë finansuar nga qeveria e RMV-së dhe presim që dita ditës të fillojë ndërtimi , Banka Botërore, SDC-Zvicerane, UNDP, Fondet IPA. Mendoj se qytetarët në këto 12 vite janë bindur se atë që premtojmë dhe realizojmë.
Kur shihen punët, fjalët janë të tepërta!