Si ndryshoi për të mirë Bërvenica gjatë qeverisjes së Enver Pajazitit?
Shumë kryetarë komunash kanë treguar suksese gjatë qeverisjes së tyre, ndër ta është edhe Enver Pajaziti, kryetari i deritanishëm i komunës së Bervenicës, i cili është rikandiduar si i pavarur sërish për të parin e Bërvenicës. Fakti që rikandidon sërisht ia vlenë të ritheksohet se sukseset e tij nuk kanë qënë vetëm nga një qeverisje në komunë. Biografia e tij flet se ai ishte punëtorë edhe në jetën e tij.Enver Pajaziti u lind më 1 shkurt të vitit 1962 në Çellopek. Shkollën fillore e kreu në fshatin e tij të lindjes kurse atë të mesmen në gjimnazin “Kirill Pejçinoviq”, Tetovë.
Në vitin 1987 diplomoi në Fakultetin e Veterinarisë pranë Universitetit të Sarajevës. Prej vitit 1989 deri më 2002 është marë me biznes privat, kurse prej vitit 2002 deri më 2005 ka qenë drejtorë në kompaninë e sigurimeve “SIGMA”. Në vitin 2005 e mer përfaqësinë VOLKSWAGEN për Tetovë, dhe në zgjedhjet lokale të vitit 2009 u zgjodh Kryetar i Komunës së Bërvenicës. Në zgjedhjet lokale të vitit 2013 për herë të dytë dhe në vitin 2017 u zgjodh kryetar i komunës së Bërvenicës.
Ndërsa nëse iu referohemi punëve të komunës edhe kjo histori flet shumë gjatë mandatit të tij.
Këto janë vetëm disa nga projektet kapitale të realizuara nga ai:
1. Mbarimi i shkollës periferike “7 Marsi” në fshatin Çellopek i Ri,
2.Mbarimi i shkollës fillore në fshatin Gurgunicë,
3.Ndërtimi i një çerdhe për fëmijë në komunën tonë ,
2. Ndërtimi i kanalizimit fekal në fshatrat Çellopek, Radiovcë, Tenovë, Miletinë, Blacë, Bërvenicë dhe Sedllarcë e Poshtme.
3. Ndërtimi dhe bekatonimi i rrugëve dhe rrugicave në vendbanimet e komunës së Bërvenicës.
4. Asfalltimi i rrugës lokale Miletinë-Çellopek bashkë me trotuarin anësorë,
5.Asfalltimi i rrugëve nëpër fshatrat Tenovë, Miletinë, Çellopek, Radiovcë
6.Asfalltimi i rrugës regjionale Tetovë-Çegran.
7.Asfalltimi i rrugës lokale Radiovcë-Zherovjan.
8. Ndërtimi i shtratit të proit Jaruga në fshatin Miletinë.
9.Ndërtimi i një pjese të shtratit të proit të rekës së Bogovinës në fshatin Radiovcë.
10.Ndërtimi i proit në fshatin Çellopek të epërm.
11.Ndërtimi i kolektorit kryesorë për ujrat e zeza Çellopek-Miletinë.
12. Ndërtimi i minifushave të sportit në fshatrat, Çellopek i Epërm, Çellopek i Ri, dhe Vollkovijë.
13.Ndërtimi i katër urave në fshatin Miletinë.
14.Ndërtimin e rrugës Miletinë deri te kanali për ujitje,
15. Ndriçim publik për çdo banorë të komunës.
15. Hapja e puseve për uj të pijshëm në Çellopek të epërm e shumë e shumë projekte të tjera.Nëse dëshironi që rrugëtimi i projekteve dhe ndryshimi pozitiv të ndodhë në Bërvenicë, votojeni Enver Pajazitin, votoni numrin 64.