Prova javore e formuluar si një komunikim pyetje-përgjigje i ka shkaktuar banorëve emocione të forta pasi ata kanë kujtuar ngjarje të rëndësishme të jetës së tyre.
Sfidën po e realizon edhe Iliri dhe Arjola, teksa kjo e fundit duhet të tregonte arsyet që e bejnë të përlotet.
Kjo kërkesë i ‘’rizgjoi’’ Arjolës drama të rëndësishmë të jetës së saj siç ishte tradhëtia nga partneri, të qenit një nënë beqare dhe heqja dorë e vetes për tu kujdesur për fëmijët.
‘’Shikoja kolegët e mi në skenën e teatrit dhe i thoja vetes psë nuk jam edhe une aty me ta. E shikoja veten thjesht si një amvisë që rrit fëmijët dhe kaq’’, – tha Arjola.
Aktorja tregoi se është detyruar të heqë dorë nga ëndrrat e saj për t’ju përkushtuar fëmijëve por nuk është penduar aspak për këtë aspekt.
‘’Kam shijuar fëmijërinë e tyre. Kam qenë aty në vitet më të rëndësishme për ta’’,- shtoi ajo.
Arjola pranoi faktin se të qarit e ka si një mënyrë për të shprehur gjëra që fjalët nuk mundin dhe se për këtë arsye ajo i ka dedikuar këtij proçesi edhe një tatuazh në gishtat e saj.