Një shqiptar, i cili sulmoi me acid ish gruan në Francë është dënuar dje maksimalisht me 20 vite burg.
Shqiptari në 2006 sulmoi me acid ish gruan duke i shkaktuar djegie të shkalë së dytë dhe të tretë në fytyrë dhe në trup.
Nexhmin Dardha autor i kësaj ngjarje kishte sulmuar ish gruan pasi ishte bërë xheloz se ajo kishte filluar një jetë të re dhe kishte një partner tjetër. Sulmi ndodhi para shtëpisë së saj, në Chambéry para syve të dy fëmijëve.
Gjykata e dënoi në 2009, me dhjetë vjet burg, ndërsa ai ishte akoma në arrati në Shqipëri. Ai u arrestua më në fund në vitin 2019 gjatë një udhëtimi në Itali, pastaj u kthye në Francë si pjesë e një urdhër arresti ndërkombëtar. Në hapjen e gjyqit të tij të Mërkurën, ai tha se nuk ishte përgjegjës: “Më vjen keq, por jam i pafajshëm”.
Autoritetet kanë vendosur që ai të dënohet me 20 vite burg.