Një nga këngëtaret më të mira të muzikës shqiptare, Aurela Gaçe feston sot ditëlindjen. Ajo bën 47 vjeç duke na vërtetuar edhe një herë se mosha është vetëm një numër.
Sapo ora ka shënuar 00:00 ajo ka marrë urime të shumta në rrjetet sociale nga njerëzit e saj të afërm dhe fansat. Mirëpo urimin më të veçantë dhe të bukur ia ka bërë vetë vetes.
Teksa ka publikuar një video në Instagram, ajo shkruan: “Iku edhe një vit oj t’ëmën e s’ëmës Sot ,47 kokrra. Por se si ndihem, keshtu si 27 me xhan hehehehe si tip flake,si tip zjarri”