Ali Ahmeti nga Bërvenica: Agjendën e blertë do e materializojmë dhe në Bërvenicë, rretho numrin 3

Bashkimi Demokratik për Integrim mbrëmë ka mbajtur Tubim parazgjedhor në Komunën e Bërvenicës ku ka prezantuar kandidatin për kryetar të kësaj komune Arkin Jahiji, listën e kandidatëve për këshilltarë si dhe programin zgjedhor.

Të pranishmëve i’u drejtuan kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi si dhe kandidati për kryetar komune, Arkin Jahiji.

“Dua që më shumë të jeni më 17 Tetor, ju jeni këtu të gjithë një zëri me Arkinin dhe do bëheni më shumë nga ky takim që më 17 të sigurojmë fitoren e vazhdimësisë. Të nderuar, kërkojmë mbështetjen për Agjendën e gjelbërt sepse është shumë e vërtetë që Agjenda jonë është e studiuar dhe e dobishme dhe shkencërisht e realizueshme. Për ta bërë këtë Agjendë duhet ekipe profesioniste dhe BDI i ka, sepse ka investuar dhe ky është investim kombëtar. Për të realizuar të gjitha këto projekte , të gjithë ne, të gjithë bashkëpunëtorët e mi, jemi reshtuar pas Arkinit, jemi të reshtuar pas Listës së këshilltarëve sepse dëshirojmë të bëhet mirë për të gjithë vendbanimet e Bërvenicës. Nuk ka Agjendë, nuk ka platformë më të jetërsueshme dhe më të realizueshme si e  Agjenda e BDI-së sepse garanton jetë më të mirë”, tha lideri Ahmeti.

Kryetari nuk hezitoi për asnjë moment, i bindur në fitore në Bërvenicë, i bindur edhe me cilësitë edhe të Arkinit edhe të Eminit dha mbështetje të pa rezervë, tha kështu Zëvendëskryeministri i parë, Grubi.

   

“Kemi një mobilizim të jashtëzakonshëm në degën tonë të cilën unë e shoh sonte këtu dhe kemi një kandidat të mrekullueshëm i cili ka zemrat e banorëve të Bërvenicës. Kryetari nuk hezitoi për asnjë moment. I bindur në fitore në Bërvenicë, i bindur edhe me cilësitë edhe të Arkinit edhe të Eminit dha mbështetje të pa rezervë. E di që e dini por më duhet ta them dhe ta përsëris. Nuk ka asnjë dilemë. Shifeni se kush i qëndron prapa Arkinit e Eminit. I gjithë një shtet. Talat Xhaferi kryetar Kuvendi, Bujar Osmani ministër i jashtëm, Fatmiri ministër i Financave dhe gjithë ministrat, zëvendësministrat, sekretar shtetëror, drejtor, zëvendësdrejtor të cilët nuk janë këtu. Por më së shumti a e dini se kush i rin mbrapa Arkinit dhe Eminit? Prijësi kombit shqiptar Ali Ahmeti. Edhe ju mos e zgjatni shumë këtë muhabet po bëjeni edhe ju shkurt jepjani një tresh Arkinit edhe Eminit dhe në rrethin e parë e mbyllim këtë muhabet”, ka theksuar Grubi në fjalimin e tij.

Angazhimi im, mbi të gjitha, do të jetë serioz dhe dinjitoz në ecuritë e punëve të komunës së Bërvenicës ashtu që të gjithë qytetarët të jenë të kënaqur duke u munduar maksimalisht të krijoj kushte sa më të mira dhe cilësore për jetën e qytetarëve, tha kështu kandidati i BDI-së për komunën e Bërvenicës, Arkin Jahiji.

“Unë në mandatin tim nuk do të lejojë në asnjë mënyrë që iniciativat e ndërmarra të mbeten të përgjysmuara apo të sapofilluara, siç i kemi parë në këto vitet e kaluara. Angazhimi im, mbi të gjitha, do të jetë serioz dhe dinjitoz në ecuritë e punëve të komunës së Bërvenicës ashtu që të gjithë qytetarët të jenë të kënaqur duke u munduar maksimalisht të krijoj kushte sa më të mira dhe cilësore për jetën e qytetarëve. Të gjitha këto do të arrihet të bëhen me përkrahjen tuaj të pa rezervë morale e politike ngase ‘Ne jemi më të mirët’, dhe ne jemi ata që do ta realizojnë Agjendën e blertë. Ëndrra e blertë nuk do të lejojmë të mbetet vetëm një retorikë dhe simbolikë por një realizim i sinqertë i fjalës dhe i premtimit të dhënë.  Nuk do të lejojmë që komuna e Bërvenicës të vazhdojë me avazet e vjetra të zvarritjes dhe neglizhencës, por do ta vëmë në lëvizje dhe do ta gjallërojmë në mënyrën më të mirë dhe më efikase. Këtë do ta dëshmojmë në vepër menjëherë pas marrjes së mandatit të cilin besoj se edhe e meritojmë apo jo”, ka thënë kështu Arkin Jahiji.

Bashkimi Demokratik për Integrim do të vazhdojë sot fushatën parazgjedhore me tubimin në Mavrovë Rostushë dhe Dibër për të prezantuar kandidatin e saj për kryetar komune në Dibër dhe listën e kandidatëve për këshilltarë.