Shkruan TetovaSot
Në stilin unik që ngjante më shumë me atë “taleban” Blerim Sejdiu me gishtin ngritur lartë dhe me tone të ashpra, iu drejtua bizneseve private duke i kërcënuar ato.
Këto veprime zbuluan Blerimin e vërtetë, por që duke dashur të duket si ato liderët e përmasave të pushtuar nga turma, mes emocionesh, u ” mbyt me dorën e vet”.
Ai drejtoi gishtin kah bizneset që janë shpëtimi i asaj komune. Ndonëse të rrezikuara nga pandemia, Blerimi nuk u dha shpresë që ti nxjerrë nga kjo gjendje falimentimi dhe krize, ai deshti ti vë para aktit të kryer, ti mbyll ato dhe bashkë më të edhe qindra njerëz ti lë papunë, pa shpresë dhe ti detyrojë të ikin si shumë të tjerë që braktisën vendin.
Blerim Sejdiu ky “arkitekt i rrënimit” i cili nuk bëri asgjë në mandatin e tij katër vjeçarë, përpos që është pasuruar vetëm ai, duket se ka marrë mesazhin e qytetarëve tek të cilët ka humbur mbështetjen dhe ai tani po ” lufton ” me mullinjtë e erës .
“Reformatori” Blerimi e krijoi ankthin e vet nga i cili tashmë nuk mund të çlirohet dot sepse njerëzit e morën mesazhin e ashpër të tij dhe tani presin sa më shpejtë të vijë 17 tetori për ti treguar se sa naivitet është të ngresh gishtin e kërcënimit të atyre që të dhanë një mandat.
Sa më shumë që e ndjen se fundin e ka afër përmes humbjes politike, aq më kërcënues ai bëhet, aq sa duke e bërë këtë kërcenim bizneseve private, ai I bëri kundër gjithë qytetarët e Zhelinës të cilët ende nuk mund të besojnë se pushteti ia ka terur sytë që është në gjendje të bëjë gjithçka vetëm e vetëm të qëndrojë në krye të komunës.
Kërcënimet ndaj bizneseve private shumë analistë, opinionist e njerëz të mediave e krahasuan Blerim Sejdiun me me Fidel Kastron, Enver Hoxhën e Stalinin.
Por, se sa ka gabuar që I kërcënoi dhe ju shpalli luftë bizneseve, përgjigjen do ta merr nga qytetarët dhe bizneset më 17 tetor.
Ky temperament ndëshkues është kaq ogurzi që bluhet në mendjen e tij që në emër të pronës publike të “kidnapuar” tenton të godet pronën private, bizneset që në vend se tu ndihmojë ai i kërcënon ato.
Blerim Sejdiu tregon haptazi qëllimin e errët që nëse e merr mandatin edhe për katër vite, mund që qindra biznese të mbyllen pasi siç ka kërcënuar ai hapur, prona publike i shpalli luftë pronës private.
Kjo është vetëm njëra anë e errët e tij, pasi ai tregon se me çfarë metodash ” diktatoriale” dëshiron ti shtojë dozat e qeverisjes nëse merr edhe një tjetër mandat.
Sa më shumë që forcohet pozita e tij, aq më shumë do të rrezikohen bizneset private, do të ketë më shumë varfëri, më pak investime, më pak punësime më shumë ikje të të rinjve jashtë vendit, më shumë ndëshkime, më shumë mbeturina dhe më pak gjelbërim.
Andaj 17 tetori do të jetë ditë e bardhë për bizneset në komunën e Zhelinës për ti thënë stop atyre që kërcënojnë bizneset që i kanë krijuar me djersën e tyre e jo të Blerim Sejdiut.