Vajza e sëmurë vidhet në plazhin shqiptar: Hajduti më la vetëm rrobat e banjos
“Kam humbur gjithçka, më ndihmoni të gjej hajdutin”. Kjo është thirrja e Marinela Markut një vajze të sëmurë me disleksi (vështirësia e të nxënit) që është vjedhur në një nga plazhet shqiptare, shkruajnëmediet italiane.
Teksa ishte duke notuar hajduti i ka marrë gjithçka që kishte. Disa persona i kanë gjetur çantën e shpinës, por pa asgjë brenda.
Vajza tregon se disa njerëz i kanë dhënë para dhe rroba, duke qenë se hajduti i kishte marrë dhe rrobat e trupit duke e lënë vetëm me ato të plazhit.
Videoja e saj mblodhi mbi një milion shikime në Tiktok. Ajo thotë se stërvitet në palestër, ndjek universitetin, por kryesisht punon dhe udhëton.
Në videon ku shfaqet fotoja e hajdutit të dyshuar, Marinela tregon edhe emrin, moshën e tij si dhe vendin ku mund të jetë.