Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, i cili ka bërë të ditur për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dokumenteve hyrëse-dalëse, thotë se është i lumtur që kanë gjetur një zgjidhje evropianë që lehtëson udhëtimin ndërmjet dy shteteve.
Borrell përmes një video në rrjetin social Twitter tha se kryeministri Kurti ka dhënë garanci për serbët e Veriut, por thotë se problemi tashmë është tek çështja e targave.
Ai ka falënderuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq për udhëheqjen në dialog.
“Jam i lumtur që gjetëm një zgjidhje evropiane që lehtëson udhëtimin ndërmjet # Kosovës dhe # Serbisë, që është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë. [email protected]@albinkurti për udhëheqjen e tyre, dhe nënvizojë bashkëpunimin e shkëlqyer praktik BE-SHBA”, shkroi Borrell.
I am happy that we found a European solution that facilitates travel between #Kosovo and #Serbia, which is in the interest of all citizens of Kosovo and Serbia.
I thank @predsednikrs and @albinkurti for their leadership, and underline the excellent practical EU – US cooperation pic.twitter.com/kO4UZNenwk
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) August 27, 2022