“Reciprocitet e barazi” fjalët e Osmanit pasi Borell njoftoi se ka marrëveshje Kurti- Vuçiq

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes me Serbinë për dokumentet hyrëse-dalëse, duke thënë se liria e lëvizjes është themeli i shoqërive demokratike e i vlerave evropiane.

Përmes një shkrimi në Facebook, Osmani i ka falënderuar ShBA’të dhe Bashkimin Evropian për rolin e tyre mbështetës në dialog.

“Reciprocitet e barazi. Liria e lëvizjes ështe themeli i shoqërive demokratike e i vlerave evropiane. Republika e Kosovës çdo ditë e më shumë po kontribuon në paqe dhe stabilitet.
Falenderime Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për rolin e tyre mbështetës”, shkroi Osmani.

Tutje ajo shtoi se Kosova do të vazhdojë pandalshëm angazhimin drejt njohjes reciproke.