Pianisti nga Kosova martohet me “burrin e tij të ëndrrave” në Austri

Pianisti nga Kosova, Mennan Bërveniku, ka kurorëzuar dashurinë e tij me martesë, me atë që e quan “burrin e tij të ëndrrave”. Ai është martuar me Georges Bernhard, në një dasmë modeste e cila është mbajtur në Austri. Përmes rrjeteve sociale, çifti homoseksual të sapomartuar kanë ndarë me ndjekësit e tyre disa fotografia nga ceremonia martesore. “Kam humbur familjen time si pasojë e vendimit tim”, ka shkruar Bërveniku mes të tjerash, duke theksuar kështu sa familja e vet nuk e ka aprovuar këtë martesë.

“Tash jam i martuar me njeriun që më ka ofruar një shtëpi, një fole, një familje, në kohët më të errëta të jetës sime”, ka shkruar pianisti ekzekutues i shumë veprave të njohura në Festivalin e Operës në Kosovë. Ndër paraqitjet e tij të fundit skenike në vend shquhet Festivali Ndërkombëtar i Operës ‘Ramë Lahaj’ i organizuar në korrik, ku kishte luajtur në piano gjatë kohës që sopranoja Erika Grimaldi dhe tenori Leonardo Caimi interpretonin një arie operistike./Telegrafi/