Kryeministrja finlandeze kërkon falje për foton topless në rezidencën zyrtare

ryeministrja finlandeze Sanna Marin ka kërkuar falje për një foto topless të dy të ftuarave në rezidencën e saj zyrtare.

Deklarata e saj vjen disa ditë pasi hodhi poshtë akuzat për një mënyrë jetese të tepruar në parti, duke bërë vullnetarisht një test droge, i cili u kthye i pastër.

Fotoja e fundit, e dy influencereve të njohur është realizuar brenda rezidencës së kryeministrit në korrik dhe është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale të martën.

Zonja Marin pranoi se “fotografia nuk është e përshtatshme” dhe kërkoi falje.