Ka filluar finalja e madhe e Ligës së Konferencës midis Romës dhe Feyenoordit në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Kjo garë u krijua vetëm 10 muaj më parë dhe kryeqyteti shqiptar pati fatin që ta priste e para finalen e një evenimenti të tillë.
Njëra nga ekipet do të mund ta fitojë trofeun, por nga ana financiare do të përfitojnë të dyja.
Fituesi i Ligës së Konferencës do të përfitojë 5 milionë euro, ndërsa skuadra tjetër finaliste e cila do të shpallet nënkampion fiton 3 milionë euro.
Prej vitesh, Roma dhe Feyenoordi nuk kanë fituar një trofe evropian dhe finalja në Tiranë do shfrytëzohet nga të dyja ekipet për të shkruar historinë në këtë garë.