Arrestohet sërish 37-vjeçari që u bë i famshëm për pamjen e tij, vajzat kërkojnë ta takojnë edhe në burg
Një burrë, i cili u bë i famshëm falë pamjes së tij tërheqëse kur policia e shpalli në kërkim në fillim të vitit, është arrestuar sërish, duke bërë që fanset e tij të “përmbysin” sërish me mesazhe postimin e policisë angleze.
37-vjeçari Jonathan Cahill është arrestuar kësaj radhe për shpejtësi të lartë dhe mosndalim kur u urdhërua nga efektivët.
Në postimin e policisë, mesazhet janë të tilla si “A mund të prenotoj vizitë në burg?” dhe “Nuk do e kisha problem të qëndroja në një qeli me të për 2 vite”.
Herën e parë, Cahill u arrestua për vjedhje.