Boksierja kosovare Donjeta Sadiku është ndalur në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të boksit për femra, pasi është mposhtur nga boksierja amerikane Shakiyla Rashida Ellis, pas 3 raundeve.
Deri në gjysmëfinale Sadiku arriti pasi fitoi tri luftëra shumë të vështira dhe kështu ia siguroi Kosovës medaljen e parë në këtë kategori për femra.
Ky është padyshim një sukses i jashtëzakonshëm për sportin e boksit kosovarë në botë.