Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, ka njoftuar se Andreas Christensen do të larohet, ndërsa Armando Broja do të rikthehet në klub. Antonio Rudiger ka arritur marrëveshjen me Real Madridit, ndërsa i radhës do të jetë Andreas Christensen që tashmë e ka mendjen te Barcelona.
Chelsea pati një marrëveshje verbale me lojtarin për të rinovuar kontratën që i përfundon në fund të sezonit, mirëpo nënshkrimi nuk erdhi dhe Christensen do të kalojë të Barça.
Tuchel konfirmoi se lojtari nuk do të ftohet për ndeshjet e fundit të sezonit, duke e lënë të lirë në fund të konratës.
Trajneri gjerman foli edhe kthimin e Aramndo Brojës dhe Connor Gallagher, të dy të huazuar, të cilët kanë pasur një sezon të mirë te Southamptoni dhe Crystal Palace.
“Ata (Broja dhe Callagher) do të kthehen, me siguri. Lojtarët jepen në huazim që të kthehen si lojtarë më të mirë dhe më me përvojë pastaj vendos së çfarë do të ndodhë me ta”, ka thënë Thuchel.