Atletikë: “Dita Botërore e Atletikës”solli suksese KA “Studenti”

Në organizim të Federatës së Atletikës së Maqedonisë së Veriut gjatë fundjavës u shënua “Dita Botërore e Atletikës”. Kjo ditë shënohet për të rritur ndërgjegjësimin për sportin tek të rinjtë, në shkolla dhe institucione, për të promovuar atletikën si sport parësor, e gjithashtu edhe për të prezantuar talente dhe të rinj në fushën e atletikës.

Klubi i atleikës Studenti i Tetovës vazhdon me suksese edhe në sezonin e ri të garave që oprganizohen nga Federata e Atletikës. Ekipi tetovar pas sukseseve në hapjen e sezonit dy javë parë edhe në garën e kësaj fundë jave ku u shënua Dita Botërore e Atletikë shënoi suksese të reja. Nga pesë garuesit sukses madh pati atleti Filip Pavlovski i cili në disiplinën kërcim së gjati doli I parii, Aldin Ademi në discipline hudhej të shtizës dhe diskut fitoi vendet e dyta , I cilili njëherit shënoi dy rekorde personale ne kë displina. Arjon Dauti doli I katërti në 100 metra, Erjon Nuredini në 200 metra I katërti dhe Elhame Zeqiri në 400 metar doli e katërta, ndërsa Berat Xhelli në displinin e tij doli I pesti.
Marr nëpër gjithasi këto janë suksese mjaftë të mira që janë arritur në saje të organizimit të mire dhe punës në kontinuitet të drejtuesve të klubit por punës serioze në kontinuitet të atletëve.
/KlanMacedonia/