Donjeta Sadiku ka arritur sukses historik për boksin kosovar të hënën pasdite. Ajo ka siguruar medaljen në Kampionatin Botëror për seniore që po mbahet në Stamboll.
Është kjo medalja e parë serioze për boksin e pavarur kosovar në nivelin e të rriturve. Donjeta kishte suksese te të rejat, por për herë të parë ka fituar medalje në kampionate në nivelin senior.
Medalje në Kampionate Botërore e Kampionate Evropiane kanë fituar edhe boksierët e gjeneratës së artë, në vitet shtatëdhjeta dhe tetëdhjeta të shekullit të kaluar duke përfaqësuar Jugosllavinë.
Donjeta në çerekfinale të kategorisë deri 60 kilogramë e mposhti boksieren nga Tajvani, Shih-Yi Wu. Fitoi 5:0.