Grupi ukrainas Kalush Orchestra, që fitoi Eurovision Contest 2022, do të nxjerrë në ankand trofeun e fituar. Paratë do të shkojnë për të ndihmuar Ukrainën.
Lajmin e ka dhënë lideri i grupit Oleg Psyuk në një intervistë për mediet ukrainase.
Ne planifikojmë të nxjerrim figurën tonë në ankand dhe t’i dhurojmë këto para për të mbështetur Ukrainën dhe Forcat e Armatosura të Ukrainës. Shumë njerëz jashtë vendit do të dhurojnë dhe ka shumë njerëz që dëshirojnë ta bëjnë këtë. Dhe kjo i motivon ata. Ndoshta ka njerëz që mund të përballojnë të dhurojnë një sasi të madhe dhe do të jenë të kënaqur që do të kenë një statujë të tillë si kujtim. Mendojmë se kjo është një ide shumë e mirë dhe do të jetë shumë e dobishme për Ukrainën”, tha reperi.
Kujtojmë se drejtuesi i Orkestrës Kalush bëri thirrje për të ndihmuar Azovstal në finalen e Eurovizionit.